ZYRTARE: Adem Ljajic lojtar i Besiktasit

Adem Ljajic është larguar nga Torino për të kaluar në Turqi.

Sport

31/08/2018 18:27

Ish sulmuesi i Interit dhe Romës, nga ky sezon do të jetë pjesë e skuadrës turke, Besiktas.

Skuadra e Besiktas ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Torinon, për transferimin e Ljajicit.

Ai besohet se është marrë vëesh për një kontratë pesë vjeçare me Besiktas dhe do të zëvendësojë “fantazistin’ Anderson Talisca, i cili u largua për Kinë në fillim të verës.

Ljajic te Torino ishte transferuar në vitin 2016, dhe në 61 paraqitje ka shënuar 16 gola./Lajmi.net/