Zvicra bën hap të madh drejtë botërorit të Rusisë

Përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë një hap të madh drejt botërorit të Rusisë.

Sport

09/11/2017 22:36

Skuadra që përfaqësohet me shqiptarë, ka mposhtur 0-1 në udhëtim Irlandën e Veriut, në përballjen e parë të Play Offit për Kampionatin Botëror.

Goli i vetëm i kësaj sfide, u shënua në minutën e 58’ nga mbrojtësi Rodriguez.

Për Zvicrën në këtë ndeshje u paraqiten katër shqiptarë, Shaqiri, Xhaka, Xhemaili dhe Mehmedi.

Ndeshja e kthimit në Zvicër luhet pas tre dite./Lajmi.net/