Zidane flet për finalen e Ligës së Kampionëve

Zinedine Zidane ka deklaruar se si Real Madrid ashtu edhe Juventusi, i kanë nga 50 për qind gjasat për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Sport

02/06/2017 20:10

Juventus dhe Real Madrid nesër do të takohen në Kardif, për të zhvilluar finalen e Ligës së Kampionëve, që fillon nga ora 20:45.

“Ne e meritojmë këtë finale, andaj detyra e jonë është që të bëjmë gjithçka për ta fituar atë”, ka nisur konferencën Zinedine Zidane.

“Nuk ka favorit këtu, 50 për qind janë gjasat si për ne ashtu edhe për Juventusin, duhet të luajmë kujdesshëm pasi çdo gjë mund të ndodhë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/