Zënka për penalltinë, Cavani – Neymarit: A mos jeni Messi?

Media franceze ‘El Pais’, pretendon se ka arritur të kuptojë debatin e Neymarit me Cavanin, pas kthimit në dhomat e zhveshjes, në ndeshjen mes PSG-së dhe Lyon.

Sport

25/09/2017 20:46

PSG kishte mposhtur 2:0 Lyonin në Ligue 1, dhe madhështia e kësaj fitore ishte zhdukur në momentin e një përplasje mes Neymar dhe Cavani.

Ishte Neymar që kërkonte të ekzekutonte një penallti, por që nuk u lejua nga Cavani, i cili i ka ekzekutuar gjithmonë që pas largimit të Ibrahimovic në vitin 2016.

Sipas ‘El Pais’, një debat mes Cavanit dhe Neymar është bërë në zhveshtore.

“Dhe çfarë është kjo? A mendoni se ju jeni Lionel Messi”, raportohet se Cavani e ka pyetur Neymarin./Lajmi.net/