Zbulohet paga e Perisicit te Arsenali

Arsenal është shumë afër ta mbyll transferimin e Ivan Perisic.

Merkato

29/01/2019 13:59

Arsenal po e transferon Ivan Perisicin nga Interi qysh në këtë afat kalimtar.

Skuadra londineze i ka ofruar 7 milionë euro pagë kroatit, vetëm që të kalojë në ‘Emirates Stadium’, përcjell lajmi.net.

Perisic aktualisht i fiton 4 milionë euro pagë te Interi, andaj është shumë afër marrëveshjes.

Kroati do të fitojë 250 mijë funte në javë te skuadra londineze, me një kontratë dy vjeçare. /Lajmi.net/