Zbulohet formacioni startues i Shqipërisë ndaj Skocisë

Kombëtarja Shqiptare gjendet para një misioni të vështirë.

Sport

17/11/2018 10:47

Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci, po kërkojnë të evitojnë rënien në Ligën D në Ligën e Kombeve, dhe për ta bërë këtë janë vënë në kërkim të fitores në sfidën e rëndësishme që zhvillojnë sot në ‘Loro Boriçi’.

Me fillim nga ora 20:45, Shqipëria në Shkodër takohet me kombëtaren e Skocisë, në një ndeshje ku fitorja është e domosdoshme.

Ndaj Skocisë, Panucci ka vendosur që sulmin t’ia besojë Bekim Balajt, që do të ndihmohet nga Grezda, Memushaj dhe Uzuni.

Xhaka dhe Kace pritet të drejtojnë mesfushën, ndërsa mbrojtja do të jetë me Veselin, Gjimshitin, Mavrajn dhe Binakun.

Në portë, sigurisht i padiskutueshmi Thomas Strakosha.

Me këtë rreshtim pritet të startojë Panucci sfidën ndaj Skocisë, së paku sipas informacioneve të zbuluara nga Panorama Sport’, përcjell ‘lajmi.net’.

Vlen të ceket, se si Shqipëria ashtu edhe Skocia deri më tani në Ligën e Kombeve kanë arritur vetëm nga një fitore./Lajmi.net/