Zbulohet emri i madh që mund të zëvendësojë Hazardin te Chelsea

Një emër i madh mund t’i bashkohet Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Sport

11/12/2018 16:17

Skuadra nga Londra, Chelsea, janë të interesuar të sjellin një emër të njohur për të përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të dimrit.

France Football raporton se ‘blutë’ janë konkurrentët kryesor të Bayern Munich për të nënshkruar me mesfushorin e Lyonit, Nabil Fekir, përcjell ‘lajmi.net’.

Reprezentuesi francez vlerësohet 60 milionë euro, dhe skuadra franceze është e gatshme të heq dorë nga lojtari kryesor i tyre nëse ndonjë ofron shumën e nevojshme.

Chelsea duken skuadër më serioze në këtë tentativë, që e shohin Fekirin si pasues të Eden Hazard, që është rrugës për t’u transferuar te Real Madrid./Lajmi.net/