Zbulohet arsyeja pse Dybala nuk transferohet te Barcelona (FOTO)

Paulo Dybala ka zbuluar arsyet e tij.

Merkato

12/09/2017 07:16

Paulo Dybala ka bërë të ditur se nuk planifikon të transferohet te Barcelona në të ardhmen e afërt.

Sulmuesi argjentinas konfirmoi se ndihet i lumtur në Juventus para duelit me Barcelonën në Camp Nou të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por, i çuditshëm është fakti se Dybala nuk planifikon të nënshkruajë me Barcelonën për “faj” të Leo Messit, përcjell “lajmi.net”.

“Unë dhe Messi e kemi problem të luajmë së bashku te një ekip si Barcelona sepse luajmë në të njëjtën pozitë, më mjafton që luaj me të te Kombëtarja e Argjentinës”, deklaroi Dybala në konferencë për media. /Lajmi.net/