Zbulohen fjalët e Ronaldos për Buffonin pas ndeshjes Real Madrid – Juventus

Cristiano Ronaldo pati një mesazh për Gianluigi Buffonin pas ndeshjes Real Madrid - Juventus.

Sport

12/04/2018 10:42

Si rrallë herë në karrierën e tij, portieri i Juventusit Gianluigi Buffon ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj gjyqtarit Oliver për 11-metërshin e akorduar në minutat shtesë, kur Juventusi kruesonte 0-3 me Realin e Madridit. Për shkak të reagimit të tij u ndëshkua me karton të kuq, duke ia lënë vendin Szczesny-t.

“Në vend të zemrës ka një kosh mbeturinash, nuk mund të jetë qenie njerëzore,” – deklaroi Buffon, duke iu referuar gjyqtarit.

Pikërisht gjatë intervistës që 40-vjeçarit në zonën miks po kalonte Cristiano Ronaldo, që ndali duke e përqafuar dhe pëshpëritur në vesh: “Më fal”. Një veprim që nuk mund të kalonte pa u vënë re, çka tregon respektin mes dy legjendave të futbollit, edhe pse në një moment tensioni për shkak të 11-metërshit të dhënë në kohën shtesë, që i dha kualifikimin në gjysmëfinale të Championsit Realit të Madridit.

YouTube player