Ylli i Chelsea dëshiron largimin nga skuadra
Mbrojtësi i Chelsea, Andrea Christensen, duket se është afër largimit nga skuadra londineze.
Sport
Është babai i mbrojtësit, Sten, ai i cili ka thënë se Chelsea duhet që deri para festave të fund vitit ta aktivizojnë lojtarin rregullisht.
Në rast se ndodh e kundërta, sipas tij, lojtari do të kërkojë largimin nga “Stamford Bridge” qysh në janar.
Christensen ishte mjaft aktiv në sezonin e kaluar, por duket se me ardhjen në krye të Maurizio Sarrit, gjërat kanë ndryshuar për lojtarin danez. /Lajmi.net/