Yedlin pyet gjyqtarin nëse i mban mend rrëzimet e Neymarit në Kupën e Botës

Kombëtarja e Brazilit është rikthyer të zhvillojë ndeshjen e parë pas Kupës së Botës.

Sport

08/09/2018 17:00

‘Selesao’ kanë mposhtur në miqësore Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 2:0, me golat e shënuara nga Neymar dhe Firmino.

Ylli kryesor i kësaj ndeshje ishte padyshim lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar, ku arriti edhe të regjistronte veten në listën e golashënuesve.

Por, loja dhe rrëzimet e shpeshta të Neymar nuk është se ju pëlqyer edhe shumë amerikanëve, që u ankuan të gjyqtari.

Pas një rrëzimi të Neymar, kamerat kapën Yedlin duke e pyetur gjyqtarin nëse ka parë Kupën e Botës dhe simulimet e njëjta të yllit të PSG-së.

Neymar ishte lojtari më i kritikuar në Kupën e Botës të mbajtur në Rusi, shkaku i rrëzimeve të lehta.

Vlen të ceket se Brazili ishte pjesë e grupit E në Kupën e Botës së bashku me Zvicrën, Serbinë dhe Kosta Rikën, duke përfunduar në vendin e parë.

Pesë herë kampionët e botës u eliminuam në çerekfinale nga Belgjika, duke u mundur 2:1./Lajmi.net/