Xherdan Shaqiri me deklaratë befasuese për Man Cityn

Xherdan Shaqiri e ka paralajmëruar Manchester City.

Sport

26/11/2018 09:14

Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka thënë se ata do të luftojnë deri në fund për titullin e Premierligës.

“Ne do të jemi deri në fund për titull” tha ai, përcjell “lajmi.net”. “Ne nuk duhet ta shikojmë Man Cityn, ne duhet ta shikojmë vetëm veten dhe të mundohemi të japim më të mirën nga vetja”.

“Çdo ndeshje e ka historinë e vet dhe ne shikojmë ndeshje për ndeshje se ku qëndrojmë në fund të sezonit.

“Nëse ju fitoni ndeshje si këto, atëherë ju do të luftoni deri në fund, të vazhdoni të punoni dhe të fitoni ndeshje të vështira”, ka shtuar më tej Shaqiri. /Lajmi.net/