Xhaka tregon me kë do të jetojë në Londër

Granit Xhaka do të jetojë në Londër me gruan e tij.

Sport

25/05/2016 19:07

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka treguar se në Londër do të jetoj bashkë me gruan e tij.

Ai u zyrtarizua sot si futbollist i Arsenalit, klub me të cilin ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme.

“Gruaja ime. Ne kemi jetuar së bashku edhe në Monchengladbach.  Po ashtu edhe prindërit e mi janë të lirë të na vizitojnë sa herë duan”, tha Xhaka për Blick.ch kur u pyet se kush do ta shoqëroj atë në Londër, transmeton Express.