Xavi kujton ndeshjen ndaj Interit: Ky person na e humbi ndeshjen

Xavi Hernandez ka kujtuar ndeshjen ndaj Interit në vitin 2010.

Sport

23/10/2018 10:00

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se nuk ishte e lehtë të luash ndaj një trajneri defanziv si Jose Mourinho.

“Më kujtohen shumë mirë ato dy ndeshje”, ka thënë legjenda spanjolle për ‘Corriere dello Sport’, përcjell “lajmi.net”.

“Ne ishim duke e dominuar ndeshjen në San Siro dhe shënuam të partë, por gjyqtari i ndeshjes, Olegario Benquerença, nuk na ndihmoi shumë dhe Interi e mori kontrollin”.

“Ata bënë një presion të lartë ndaj nesh, duke fituar disa topa në zonat e rrezikshme, por edhe disa nga ndihma e referit”.

“Mourinho është shumë defanziv, andaj ishte e vështirë të luash ndaj tij, stil ky që e përdori edhe te Chelsea dhe Real Madrid”, ka thënë më tej Xavi. /Lajmi.net/