Xavi dje arriti një rekord historik

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez tashmë është bërë lojtari me më shumë paraqitje në garat europiane.

Sport

16/04/2015 19:01

Xavi Hernandez dje u fut në pjesën e dytë në takimin kundër PSG-s, duke e zëvendësuar Iniestan.

Ai kështu e kaloi Maldinin, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e garave europiane, gjithsej 169 paraqitje, një më shumë se Maldini që ka 168.

Lojtarët me më shumë paraqitje në historinë e garave europiane:

169 – Xavi
168 – Maldini
161 – Seedorf
160 – Zanetti
158 – Giggs dhe Raul
152 – Casillas
150 – Carragher