Witsel në Milan, e sjell Bee?

Aksionari i ri i Milanit, Mr.Bee do të financojë blerjen e mesfushorit të Zenit St Petersburg, Axel Witsel, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Merkato

16/09/2015 13:21

Milan vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mesfushorit të Zenit St Petersburg, Axel Witsel.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, aksionari i ri, Mr.Bee ka kohë deri në shtator për të realizuar blerjen e 48 për qind të aksioneve në San Siro.

E më pas, ai do të financojë blerjen e reprezentuesit belg, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Milan dështoi në transferimin e Witselit gjatë afatit kalimtar të verës për shkak të mungesës së fondeve të mjaftueshme.