West Ham 3:1 Man United, notat e lojtarëve

Manchester Unitedi ka pësuar humbje si mysafir nga West Hami me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Premeirligë, e zhvilluar të shtunën në “Londond Stadium”.

Sport

29/09/2018 16:12

Pozita e Jose Mourinhos është më se në rrezik pas kësaj humbje, duke  e parë edhe polemikat që i ka futur brenda skuadrës, duke e rikujtuar fjalosjen e tij me Paul Pogban në qendrën stërvitore para disa ditëve.

‘Djajtë e Kuq’ kanë pësuar edhe humbjen e tretë në shtatë xhiro, për t’u renditur në vendin e 10 në Premierligë.

Anderson, Arnautovic dhe Lindelof me autogol, realizuan për skuadrën e West Ham Unitedit.

Në anën tjetër, golin e vetëm për Manchester United e shënoi sulmuesi Marcus Rashford.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/