Wenger zbulon një tjetër emër që tentoi ta transferonte te Arsenali

Arsene Wenger ka zbuluar edhe një emër që ka dashur ta transferoi sa ishte pjesë e Arsenalit.

Merkato

14/02/2019 15:00

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë me dije se kishte tentuar ta transferoi një super talent te topçinjtë.

Trajneri francez ka zbuluar se ai kishte tentuar ta transferonte Jadon Sanchon sa ishte te Manchester City.

“Unë tentova ta transferoi Sanchon sa ishte pjesë e Manchester Cityt”, ka zbuluar Wenger, përcjell lajmi.net.

“Ai nuk kishte shumë minutazh, andaj doja ta merrja te Arsenali.

“Por, ai vendosi që të transferohej te Dortmundi, pasi që kishte marrë një ofertë më të mirë, andaj edhe unë e respektova atë.”, ka shtuar më tej francezi. /Lajmi.net/