Wenger zbulon klubin e Sanchezit për sezonin e ri (FOTO)

Arsene Wenger ka folur për të ardhmen e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sport

26/04/2017 09:19

Arsene Wenger beson se Alexis Sanchez do të mbetet në Arsenal.

Strategu francez po ashtu është i bindur se kiliani do të nënshkruajë kontratë të re me “Gunners”.

“Personalisht mendoj se do të mbetet dhe do të nënshkruajë kontratë të re. Së pari ai është i lumtur këtu, dëshira e tij është të mbetet”, deklaroi Wenger për “Sky Sports”, përcjell “lajmi.net”.

“Kjo është ajo që fuqishëm besoj”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy