Wenger ua bënë “bajat” Messit dhe Ronaldos (FOTO)

Arsene Wenger ka kritikuar futbollistët që sipas tij janë të obsesionuar pas “Topit të Artë”.

Sport

28/10/2016 13:06

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk është adhurues i “Topit të Artë”.

Strategu francez ka kritikuar futbollistët që sipas tij janë të obsesionuar pas çmimit të futbollistit më të mirë të vitit në botë, si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

“Ne kemi parë shumë lojtarë të cilët mendojnë vetëm për veten e tyre dhe janë të fiksuar me Topin e Artë dhe jo ekipit”, deklaroi Wenger për mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.

“Futbolli është një sport ekipor  dhe ne jetojmë në një botë ku çdo gjë është individualizuar”, ka theksuar Wenger.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.