Wenger për Van Persien

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e rikthimit të Robin van Persiet nga Manchester United. Gjiganti londinez e shiti holandezin në unitet më 2012 pasi sulmuesi refuzoi vazhdimin e kontratës në Emirates Stadium. Ai e inspiroi Unitedin drejt titullit të kampionit në Premierligë, në sezonin e tij të parë në klub,…

Sport

11/02/2014 12:10

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e rikthimit të Robin van Persiet nga Manchester United.

Gjiganti londinez e shiti holandezin në unitet më 2012 pasi sulmuesi refuzoi vazhdimin e kontratës në Emirates Stadium.

Ai e inspiroi Unitedin drejt titullit të kampionit në Premierligë, në sezonin e tij të parë në klub, por emërimi i David Moyesit në postin e menaxherit gjatë verës së shkuar, riktheu spekulimet rreth të ardhmes së Van Persiet.

Wenger ka refuzuar të mohojë spekulimet se mund të tentojë rikthimin e 30-vjeçarit në fund të këtij sezoni. “Nuk mendoj se është koha më e mirë për të folur për këtë”, tha Wenger.

Van Persie përgatitet për rikthimin e dytë në Arsenal pas transferimit në United, në përballjen e skuadrave në kuadër të Premierligës të mërkurën.

Holandezi shënoi 132 gola në 277 ndeshje për Arsenalin para se të largohej nga klubi, i pakënaqur me dështimin e skuadrës për të luftuar për tituj.