Wenger: Nuk e kam lejuar këtë futbollist të transferohet në Man Utd

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka njoftuar se nuk e lejoi një futbollist të transferohet në Manchester United.

Merkato

19/02/2016 11:03

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë të ditur se bllokoi transferimin e Mathieu Debuchy në Manchester United, gjatë afatit kalimtar dimëror.

Mbrojtësi zgjoi interesim nga “Red Devils”, por Wenger nuk e lejoi që t’i bashkohet rivalit të madh nga Premierliga.

“Shpresoj që kjo mos t’ju befasojë, e kam bllokuar transferimin e Debuchyt në Manchester United”, deklaroi Wenger, përcjell “Lajmi.net”.

“Ju i lejoni futbollistët që t’i bashkohen klubeve si huazim, atyre që nuk kanë burime, jo tek një rival direkt”, u shpreh ai.