Wenger me super përforcim në Arsenal pa e shpenzuar as 1 euro

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është afër transferimit të Leon Goretzkas nga Schalke 04.

Sport

07/12/2017 12:44

Arsenal është afër angazhimit të një përforcimi të ri. Menaxheri Arsene Wenger është pranë marrëveshjes për transferimin e yllit të Schalke 04, Leon Goretzka.

“The Sun” ka njoftuar se mesfushori gjerman është më afër se kurrë nga kalimi në Emirates Stadium, përcjell “lajmi.net”.

Goretzka ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin nga Bundesliga.

Dhe, ai është në kërkim të një sfide të re që mund të jetë në Arsenal. /Lajmi.net/