Wenger kundër ish-skuadrës së tij

Trajneri aktual i Arsenalit, Arsene Wenger do të ndeshet me ish-skuadrën e tij, Monacon, në fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Sport

15/12/2014 12:33

Trajneri aktual i Arsenalit, Arsene Wenger ishte ne krye të francezëve ndërmjet viteve 1987 dhe 1994.

Ai ka arritur të fitojë Kampionatin francez (Ligue 1) me Monacon në vitin 1988, duke mos harruar këtu edhe Kupën e Francës në vitin 1991.

Përndryshe, ai është vënë përballë Monacos, me të cilën do të takohet në fazën 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë zhvillohet në Francë, ndërsa ajo kthyese në Angli.