Walcott nuk ka frikë

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott ka insistuar se mirëpret rritjen e konkurrencës për një vend nëse menaxheri Arsene Wenger vendos të sjellë një sulmues të ri gjatë këtij muaji. Gjiganti londinez, lider në Premierligë ka të lënduar dy sulmuesit Olivier Giroud dhe Nicklas Bendtner, duke shtuar spekulimet se Wenger mund të bëjë ofertë për dikë…

Sport

03/01/2014 18:10

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott ka insistuar se mirëpret rritjen e konkurrencës për një vend nëse menaxheri Arsene Wenger vendos të sjellë një sulmues të ri gjatë këtij muaji.

Gjiganti londinez, lider në Premierligë ka të lënduar dy sulmuesit Olivier Giroud dhe Nicklas Bendtner, duke shtuar spekulimet se Wenger mund të bëjë ofertë për dikë gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Walcott ka mirëpritur përforcimin e mundshëm. “Të jem i sinqertë i takon menaxherit të vendos nëse do të hyjë në treg për ta blerë dikë, ose kush do të vjen në janar, përderisa bëhet fjalë për diçka që na përforcon ekipin”, deklaroi ai.

“Është gjithmonë mirë të kemi konkurrencë të fortë, por janari është periudhë e vështirë në afatin kalimtar, sidomos për futbollistët kualitativ. Menaxheri tashmë ka thënë se kërkon futbollist special dhe ne kemi shumë të tillë në zhveshtore”, u shpreh ylli anglez.