Vritet basketbollisti i New Orleans

Basketbollisti i New Orleans Pelicans, Bryce Dejean-Jones, është vrarë të shtunën në Dallas.

Sport

29/05/2016 10:00

Agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur kur Dejean-Jones hyri në një apartament të gabuar.

Një banor i Dallasit i ka thënë policisë se ka dëgjuar dikë duke hyrë në apartament. Lojtari i NBA-së kishte shqelmuar derën kur thirri një person, i cili nuk i është përgjigjur.

Pas kësaj, Dejean-Jones the derën me shqelm, por u qëllua me armë nga personi që ishte brenda. Ai vdiq në një spital shkaku i plagëve të marra.