Volkswagen prezanton modelin Arteon, pasuesin e Passat CC (FOTO)

Në Geneva Motor Show 2017, Volkswagen prezantoi pasuesin e VW Passat CC.

Auto & Tek

08/03/2017 00:29

Volkswagen Arteon është i ndërtuar mbi platformën e Volkswagen të quajtur MQB – Modular Transverse Matrix, transmeton Express. Kjo veturë duket sportive dhe elegante ku vëmendje tërheq rrjeta e përparme e radiatorit.

Dritat e para dhe të pasme vijnë LED si standard. Rrotat janë të madhësisë 20 inç në formë të turbinës.

Ky model vjen me gjashtë lloje motorësh me fuqi nga 148kf deri në 275kf. Ndërruesi i shpejtësive do të jetë manual apo automatik DSG me shtatë shpejtësi. Po ashtu, si opsion do të vijë edhe modeli me të gjitha rrotat aktive dhe sistemet më të fundit të sigurisë si Lane Assist, Emergency Assist, Lane Warning si dhe opsione tjera. Sistemi i argëtimit dhe kontrollit vjen me një ekran 9.2 inç.