Volkswagen do të tërheqë mbi 500 mijë makina

Volkswagen do të tërheqë 500.000 makina nga tregu në Amerikë për shkak të një mekanizmi që fsheh nivelin e ndotjes.

Auto & Tek

20/09/2015 18:41

Pajisja në fjalë i lejon automjetet të kalojnë me sukses testimin, pavarësisht emetimeve 40 herë më të larta se standardi.

Agjencia amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit EPA ka marrë prej disa kohësh një qëndrim më agresiv ndaj ndotjes së shkaktuar nga automjetet.

Tërheqja e gjysmë milion makinave mund t’i kushtojë gjigantit të prodhimit deri në 18 miliardë dollarë./TopChannel