Vjen fitorja e parë për KB Trepçën

Trepça nga Mitrovica ka shënuar fitoren e parë në elitën e basketbollit kosovar.

Sport

26/10/2017 21:33

‘Minatorët’ kanë shënuar fitoren e parë në udhëtim ndaj Boreas në Pejë me 10 pikë diferencë 78-88.

Më meritori për këtë fitore të mitrovicasve ishte basketbollisti amerikan i ardhur së fundmi në klub, Mark Williams.

Williams luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe realizoi 37 pikë duke bërë nëntë kërcime dhe duke dhuruar pesë asistime.