Graciano ‘telefonon’ Argjirën: I thotë që është treguar egoist në muajin e fundit dhe së po vdes nga malli për të

Më anë të zarfit të bardhë, banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ janë njoftuar që në dhomën e surprizave gjendet ‘telefoni i erës’ ku ata mund të flasim më dikë që i ka mbet peng nga e kaluara. Të gjithë banorët kanë pasur telefonata të ndryshe e ashtu edhe Graciano, shkruan lajmi.net. Ai besohet që…

ShowBiz

26/04/2024 12:30

Më anë të zarfit të bardhë, banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ janë njoftuar që në dhomën e surprizave gjendet ‘telefoni i erës’ ku ata mund të flasim më dikë që i ka mbet peng nga e kaluara.

Të gjithë banorët kanë pasur telefonata të ndryshe e ashtu edhe Graciano, shkruan lajmi.net.

Ai besohet që ka folur më të dashurën e tij, Argjirën sepse i është drejtuar me ‘beba’ dhe i ka thënë së shpirti i tij po digjet për të.

Graciano i ka thënë që muajin e fundit është treguar egoist dhe i ka kërkuar falje.

“Beba, doja të të thosha që më ka marrë malli shumë dhe shpirti po më digjet për ty. Para se të futesha këtu nuk folëm siç flasim gjithmonë, sepse këtë muajin e fundit jam treguar paksa egoist. Kam vënë veten para teje dhe kam pasur një presion të jashtëzakonshëm për sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë. Dua të të them më fal që nuk isha korrekt, që isha shumë i ftohtë ndaj çdolloj gjëje ama e di shumë mirë që të dua shumë, të kam zemër, më ke ndryshuar jetën dhe po vdes nga malli për ty”, ka thënë Graciano.

Banori është shprehur së në këtë format ka hyrë për qëllimin që ata duan ta arrijnë dhe së shpreson që të shkon deri në fund.

“Në këtë eksperiencë po luftoj për veten dhe për ne, për qëllimin që duam të arrijmë. Nuk dua të mërzitem, sepse do ta humb qëllimin. E ndiej që je para televizorit duke parë. Shpresoj të shkoj deri në fund dhe me datë 25 të shihemi, dhe të jemi në krevatin tonë dhe siç neve dimë të bëjmë. Më fal për çdo gjë. Ma ka ndryshuar jetën. Të dua”, ka shtuar me tej ai.

Raporti i Gracianos dhe Argjirës po dyshohet së është krisur pasi ai ka hyrë për herë të dytë në ‘BBVA’ pasi ajo nuk ka treguar mbështetje të njëjtë për te duke mos e postuar në ‘Instagram’./Lajmi.net/