Viktimat e Botërorit 2022

Ambasada e Nepalit në Katar ka njoftuar se “nga fillimi i vitit janë regjistruar 44 vdekje në mesin e punëtorëve nepalez, si rezultat i kushteve jonjerëzore për punë” për Kampionatin botëror 2022 në futboll. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike The Guardian. Ambasada nepaleze ka kërcënuar se nëse autoritetet nga Doha nuk…

Sport

08/10/2013 15:45

Ambasada e Nepalit në Katar ka njoftuar se “nga fillimi i vitit janë regjistruar 44 vdekje në mesin e punëtorëve nepalez, si rezultat i kushteve jonjerëzore për punë” për Kampionatin botëror 2022 në futboll.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike The Guardian. Ambasada nepaleze ka kërcënuar se nëse autoritetet nga Doha nuk i përmirësojnë kushtet për punëtorët, atëherë deri në fillimin e garës më 2022, do të vdesin rreth 4 mijë prej tyre.

The Guardian më herët gjatë muajit publikoi rezultatet e një hulumtimi ku u zbulua se punëtorët e angazhuar nga Katari për Kampionatin botëror 2022 në futboll nuk i kanë as kushtet elementare dhe nganjëherë nuk kanë as ujë për të pirë, si dhe njoftoi për dhjetëra raste të vdekjeve si pasojë e aksidenteve në punë.

Përveç kësaj, Katari është duke u debatuar nëse duhet të zhvillojë Botërorin gjatë stinës së verës – në temperatura rreth 50 gradë celsius – ose gara duhet të zhvendoset për në dimër.