Vidal merret vesh me Man Utd-in

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka arritur marrëveshje individuale me Manchester Unitedin, në kontratë pesëvjeçare me vlerë prej 182 mijë euro në javë.

Sport

07/08/2014 13:25

Arturo Vidal ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin me vlerë prej 182 mijë euro në javë, derisa transferimi i tij në Old Trafford nga Juventus është gjithnjë e më afër.

E ardhmja e Juventusit mbetet e paqartë edhe pse Bianconerët kanë insistuar se mesfushori kilian nuk është në shitje.

Por, e përditshmja italiane “La Stampa” ka njoftuar se Vidal ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me gjigantin anglez.

Reprezentuesi i Kilit është me ekipin e Juventusit në turneun përgatitor në Indonezi, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.