Vidal-Juventus, deri më 2017

Arturo Vidal dhe Juventus do të jetë së bashku deri në vitin 2017. Ylli kilian ka nënshkruar kontratë të re me kampionin e Italisë, duke konfirmuar të ardhmen e tij te gjiganti torinez. Edhe pse i kërkuar nga shumë klube rivale evropiane përfshirë Bayern Munichun dhe Barcelonën, Vidal ka vendosur të qëndrojë në Juventus. “Dy…

Sport

03/12/2013 13:02

Arturo Vidal dhe Juventus do të jetë së bashku deri në vitin 2017. Ylli kilian ka nënshkruar kontratë të re me kampionin e Italisë, duke konfirmuar të ardhmen e tij te gjiganti torinez.

Edhe pse i kërkuar nga shumë klube rivale evropiane përfshirë Bayern Munichun dhe Barcelonën, Vidal ka vendosur të qëndrojë në Juventus.

“Dy Scudetto, dy Superkupa të Italisë, 100 paraqitje, 32 gola, zhvillim i vazhdueshëm: 7 gola në vitin e parë në Juventus, 15, realizatori më i mirë në të dytën dhe aktualisht 10 në 20 takime në të tretin”, këto janë statistikat e Vidalit të publikuara në komunikatën e Juventusit, së bashku me njoftimin për vazhdimin e kontratës së tij.

Në Juventusin e Antonio Contes, Vidal është një prej futbollistëve më të kompletuar që ka në dispozicion.

Tifozët Bianconer do të gëzohen me lajmin se do të mund të llogarisin në shpirtin luftarak të kilianit edhe në të ardhmen afatgjate.