Vidal, 7-shi i ri i Man Utd

Manchester United është i gatshëm t’ia japë Arturo Vidalit fanellën me numrin 7, pasi mesfushori kilian të nënshkruajë me Djajtë e Kuq këtë verë.

Sport

31/07/2014 21:35

Manchester United ia ka rezervuar numrin 7 në fanellë Arturo Vidalit, i cili shumë shpejt pritet të transferohet në Old Trafford nga Juventusi.

United duket se është afër arritjes së marrëveshjes me Juventusin, ndërsa thuhet se përfaqësuesi kilian tashmë i ka kaluar testet mjekësore me klubin anglez dhe pritet vetëm nënshkrimi i kontratës.

E përditshmja La Tercera shkruan se Louis van Gaal beson shumë në futbollistin ofanziv, duke ia besuar atij këtë numër, të cilin në të kaluarën e kanë mbajtur legjendat si George Best, David Beckham e Cristiano Ronaldo.

Deri në sezonin e kaluar, ky numër i takoi Antonio Valencias, i cili pritet të largohet nga Old Traffordi këtë verë.