Veturat speciale të Horacio Pagani

Horacio Pagani ka krijuar vetura si askush tjetër më parë. Por, kjo nuk do të thotë se këto vetura janë më të mirat dhe nuk mund të garojnë me asnjë tjetër.

Auto & Tek

09/07/2014 22:46

Horacio Pagani ka krijuar me të vërtetë vetura të bukura. Por, kjo nuk do të thotë se këto vetura janë më të mirat dhe nuk mund të garojnë me asnjë tjetër, sidomos kur është fjala për McLaren P1.

Këto vetura nuk janë një P1, por janë vetura që kanë marrur trajtime nga McLaren Special Operations (MSO).

Nuk është e sigurtë se çfarë në të vërtetë Horacio ishte duke menduar për këto vetura, por është më e lehtë të pranohet se kompania dëshironte të ishte pak në garë, me veturën P1.

Pagani supozohet se punon me një edicion special Huayra, duke pritur që të shfaqë edhe modelin Nurburgring. Ndoshta P1 u dha atyre disa ide për projektin e tyre të fundit.

Detajet janë të kufizuara por mund të presim që prodhimi të jetë i kufizuar në 10-20 njësi, me veturën më të ndritshme, dhe me fuqinë e rritur deri në 700 kuaj-fuqi.

Përderisa Huayra është me të vërtetë vetura më e bukur që është krijuar ndonjëherë, P1 nuk mbetet edhe aq mbrapa. Dhe është gjithmonë mirë të shohësh një garë miqësore.