Veturat i ktheu në barkë, çuditërisht nuk fundoset! (Video)

Xiong Jian nga Kina, i ka kombinuar pjesët e dy veturave dhe i ka vënë motorin e minibusit, për ta kthyer në një barkë.

Auto & Tek

06/04/2017 00:28

Makinës së improvizuar në lundër, ia ka bërë izolimin e mirë, andaj nuk fundoset por është efikase dhe lëvizë në lumë duke bartur deri katër persona, transmeton Telegrafi.

“Fillimisht motorin e kishte përpara, por kjo më shkaktonte probleme. Pasi e vendosa në pjesën e pasme, e kam më të lehtë”, është shprehur Jian lidhur me rastin.

Megjithëse lëvizë me vetëm 50 kilometra në orë, është mjaft e dobishme kur gjatë sezonit të monsuneve, kur lumi del nga shtrati.

YouTube player