Vetura e re e Tesla do të quhet Modeli 3

Edhe pse nuk do të arrijë deri në vitin 2016, Tesla ka filluar tashmë të ndërtojë një model të ri.

Auto & Tek

16/07/2014 19:47

Mendohej se do të quhet modeli E, por Auto Express ka konfirmuar se emri zyrtar i veturës do të jetë Modeli 3.

Me disa mundësi të reja, vetura do të jetë në garë direkte me serinë e BMW 3. Vetura është tejet luksoze gjithashtu, por ajo çfarë nuk po i tërheqë klientët është emri.

Atëherë pse kompania e zgjodhi këtë emër e jo atë E? Ceo nga Tesla ka një shpjegim për këtë: “Ne kemi modelin S për modelet sedan dhe X për kamionetat SUV, dhe më pas një shok më pyeti se si do ta quajmë veturën e tretë. Kështu që unë i thash se ne kishim modelin S dhe X, dhe ndoshta do ta kemi edhe modelin E. Ne ishim gati ta quanim atë modeli E por më pas Ford na tha se dëshironte të përdorte emrin Modeli E dhe thash që kjo nuk është në rregull dhe vendosëm që vetura të quhet Modeli 3 (modeli i tretë).

Detaje mbi performancën e veturës nuk janë zbuluar pasi që vetëm sa ka filluar ndërtimi i saj, por çmimi i veturës pritet që të jetë $35,000.