Vetëm një lojtar i Unitedit në formacionin e Mourinhos me lojtarët që ka stërvitur në Premierligë

David de Gea është i vetmi lojtar i Manchester United që ka zënë vend në formacionin ideal të Jose Mourinhos me lojtarët që ka pasur në komandë në Premierligë.

Sport

18/10/2018 10:42

Jose Mourinho pothuajse sukseset më të mëdha në karrierë i ka të regjistruara në Premierligë, sidomos kur drejtonte Chelsean.

Trajneri portugez gjatë kohës së tij në Premierligë, ka stërvitur shumë yje të mëdhenj të futbollit.

Por, sipas një sondazhi të ‘SkySport’, është vetëm De Gea, lojtari i vetëm aktual i Unitedit që ka zënë vend në formacionin e Jose Mourinhos me lojtarët që ka pasur në skuadër në Premierligë.

Formacionni i Mourinhos përbëhet me yje si Frank Lampard, Eden Hazard e Didier Drogba.

Ky është formacioni i Jose Mourinhos me lojtarët që ka stërvitur në Premierligë:

Portier: De Gea

Mbrojtës: Azpilicueta, Carvalho, Terry, Cole

Mesfushorë: Essien, Makelele, Lampard

Sulmues: Rooney, Drogba, Hazard

/Lajmi.net/