Vetëm një lojtar i Man Cityt ka qenë i mirë sa Van Dijk

Liverpool do të përballet sonte me Bayern Munichun.

Sport

19/02/2019 12:04

Liverpool do ta zhvillojë sonte përballjen e parë me Bayern Munichun, por që do ta ketë një mungesë të madhe.

Virglin van Dijk është i suspenduar, andaj do të mungojë në përballjen ndaj bavarezëve, ndërsa Phil Thomson ka thënë se do të jetë një mungesë e madhe.

“Askush nuk ka qenë si Van Dijk. Ai na ka impresionuar të gjithëve me formën e tij”, tha ai, përcjell lajmi.net.

“Vetëm Fernandinho ka qenë në nivelin e Van Dijk në Premierligë, por që holandezi është për tu duartrokitur.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/