“Vetëm kështu mund ta ndal Man Utd, Eden Hazardin”

Wes Brown i ka dhënë një këshillë Manchester Unitedit se si ta ndal Eden Hazardin.

Sport

18/10/2018 23:38

Ish-mbrojtësi, Wes Brown ka thënë se Manchester United duhet ta markoj Eden Hazardin me një lojtar të shpejt.

“Më pëlqen ideja, një lojtar markon tjetrin”, ka thënë fillimisht ish-lojtari i ‘Djajve të Kuq’, përcjell “lajmi.net”.

“Më kujtohet kur Sir Alex ma kërkoi këtë kur luajtëm kundër Barcelonës”.

“Ai më tha që nuk duhet të i ndahesha Messit dhe atë e bërë, kishte efekt”.

“Mendoj se edhe këtë të shtunë një lojtar duhet ta markoj Eden Hazardin. Sa më pak që ai prek topin, aq më pak do të kemi probleme me të”, ka përfunduar Brown. /Lajmi.net/