Vetëm dy vetura të tilla ekzistojnë në botë

Chevrolet Corvette 1980 u ndërtua fillimisht në fund të viteve 1970 nga një kompani me qendër në Pasadena equajtur "California Custom Coach" për njerëzit që donin të kombinonin karakterin sportiv të Corvette me praktikën e një makine me katër dyer.

Auto & Tek

13/11/2018 23:24

Vetëm gjashtë Corvette me katër dyer ishin ndërtuar fillimisht nga kompania. Njëri ishte prototip, ndërsa pesë të tjerat përshtateshin për secilin blerës. Çdo makinë u ndërtua duke prerë dy makina në gjysmë, duke zgjeruar boshtin e automjetit në 76 cm pas bashkimit, transmeton lajmi.net.

Vetëm dy besohet të ekzistojnë ende sot, njëra prej të cilave aktualisht është e listuar për shitje nga “NBS Auto Showroom”. Ajo ka vetëm 20,000 milje në kilometër të kaluara dhe është vozitur kryesisht në shfaqjet e makinave.

Ani pse nuk është një makinë në fabrikë, por është ende një shembull origjinal. Corvette me katër dyer; ka një V8 5,7 litërësh që përputhet me një automatik me katër shpejtësi që prodhon rreth 200 kuaj fuqi.

Tregtaërt po shesin makinën për 217,203 dollarë./Lajmi.net/