Vermaelen i kushton Barçës 15 milionë euro

Arsenali e ka vendosur çmimin për objektivin e Barcelonës. Thomas Vermaelen kushton 15 milionë euro.

Sport

31/07/2014 21:01

Barcelona vazhdon t’i bëjë presion Arsenalit për futbollistin Thoms Vermaelen. Mbrojtësi belg është bërë objektiv i rëndësishëm i Blaugrana, të cilët e duan me çdo kush në Camp Nou.

Dhe, tabloidi britanik Daily Mail shkruan se menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger e ka vendosur shumën e futbollistit, i cili kërkohet edhe nga Manchester United.

Gunners i kërkojnë 15 milionë euro për përfaqësuesin belg. Tash, topi është tek gjiganti katalunas, i cili ditë më parë e transferoi mbrojtësin francez, Jeremy Mathieu nga Valencia për 20 milionë euro.