Vendos Bayerni, e “dobëson” sërish Dortmundin (FOTO)

Bayern Munich po e vëzhgon me kujdes situatën e Pierre Emerick Aubameyang te Borussia Dortmund.

Sport

26/06/2017 19:25

Sulmuesi nga Gaboni me shumë gjasë do të largohet nga ‘milionerët’ dhe shumë skuadra janë të interesuar për të.

Së fundi në garë ka hyrë edhe Bayern Munich, që e sheh 28 vjeçarin si zëvendësues të denjë të Robert Lewandowskit.

Kujtojmë se Bayern jo pak lojtarë i ka transferuar nga Dortmundi viteve të fundit.

Mario Gotze, Robert Lewandowski dhe Matts Hummels, janë lojtarët që kanë lënë Dortmundin për Bayernin viteve të fundit./Lajmi.net/