Van Persie humb fillimin e sezonit

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka thënë se pushimi i zgjatur do t’i kushtojë sulmuesit Robin van Persie me mungesë në fillim të edicionit në Premierligë.

Sport

03/08/2014 10:24

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka bërë të ditur se Robin van Persie do të mungojë në fillim të sezonit pas pushimit të zgjatur pas Kampionatit botëror.

30-vjeçari ishte qelës i suksesit të aventurës së Holandës që përfundoi e treta në Kampionatin botëror në Brazil.

Atij i është dhënë leje që të pushojë më gjatë pas garës në Brazil duke nënkuptuar se do të mungojë në ndeshjet përgatitore të ekipit, dhe fillimin e sezonit në Premierligë.

“Robin dëshiron të luajë në çdo ndeshje, e di këtë, por këtë e dëshirojnë edhe 30 futbollistë të tjerë në ekip”, deklaroi 62-vjeçari.

“Futbollistët duhet të stërviten dhe Robin duhet të punojë në seanca të plota para se të mund të luajë sërish. Robin do të fillojë stërvitjet të hënën por nuk do të luajë në miqësoren kundër Valencias më 12 gusht, sigurisht se jo”.

“Ai nuk do të luajë as në fillim të sezonit të Premierligë. Njerëzit mund të më kritikojnë por e di se çka duhet të bëjë me futbollistët që kanë pushuar tri javë”, u shpreh ai.