Van Gaal-Manchester United, “bombë” nga Anglia

Louis Van Gaal është shkarkuar nga pozita e tij si trajner i Manchester United.

Sport

23/05/2016 12:31

Lajmi vjen nga “The Indepedent”, që ka shkruar se drejtuesit e klubit janë thellësisht të pakënaqur me rezultatet e skuadrës këtë edicion, përkundër triumfit në “FA Cup”.

Një shkaktar tjetër është atmosfera jo e mirë në skuadrën nga “Old Trafford”, me lojtarët që duan medoemos ndryshime para edicionit të ri, përcjellë “Lajmi.net”.

Brenda orëve të ardhshme pritet edhe konfirmimi zyrtar i gjigantit anglez. Trajner i ri i Unitedit sipas të gjitha gjasave do të jetë portugezi Jose Mourinho.