Van Gaal gëzon Januzajn (FOTO)

Adnan Januzaj më në fund është rikthyer në ekipin e parë të Manchester United.

Sport

28/02/2016 14:27

Januzaj është përfshirë në skuadrën e Manchester United, për derbin ndaj Arsenalit.

Reprezentuesi belg ndodhet në bankën rezervë, ndërsa mund të inkuadrohet në pjesën e dytë, nëse rezultati nuk është në favor të ‘Djajve të Kuq’.

Januzaj u rikthye te United në janar, pas një huazimi të dështuar te Borussia Dortmundi.

Mirëpo edhe pas rikthimit, ai më tepër është paraqitur për grupmoshat u21.