Van Gaal: Do të përmirësohemi në 2015

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal beson se skuadra e tij do të përmirësohet në vitin 2015, dhe do të jetë më e mirë se në vitin 2014.

Sport

29/12/2014 12:26

Van Gaal është i bindur se skuadra e tij do të përmirësohet totalisht në vitin 2015 dhe do të jetë shumë më e rrezikshme.

”Natyrisht, natyrisht se ne duhet të bëjmë gjërat shumë më mirë se sa në këtë pjesë të parë të sezonit”, tha Van Gaal.

”Unë e kam treguar mendimin tim, javët e kaluara rreth pikëve që ne po humbasim, megjithatë është e vërtetuar se trupi nuk mund të rikuperohet mbrenda 48 orëve”.

”Pjesa e dytë për ne ishte krejtësisht e ndryshme, por edhe për Tottenham. Jam i sigurt se lojtarët e mi mund të luajnë më mirë se sa që luajtën ndaj Tottenhamit”, tha trajneri holandez.