Valverde me lëvdata për Kane: Është i jashtëzakonshëm

Barcelona do ta ketë përballë Tottenhamin në ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

10/12/2018 20:14

Kampionët e Spanjës do ta kenë të vështirë neutralizimin e super sulmuesit anglez, Harry Kane.

Për këtë çështje, i vetëdijshëm është edhe trajneri Valverde, i cili sulmuesin e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm.

“Ai është i mirë, sulmues i jashtëzakonshëm i niveleve më të larta botërore” ka thënë Valverde në konferencën për medie, para ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Ai mund të gjuaj nga larg, është i mirë në lojën në ajër dhe mund ta bëjë diferencën në zonën e kundërshtarit” ka thënë tutje trajneri i katalunasve.

“Nuk mund t’i japësh as një metër hapësirë. Ai është lojtarë që bën diferencën” ka përfunduar spanjolli.

Ditë më parë është bërë e ditur se Barcelona po planifikon transferimin e Harry Kane, dhe për shërbimet e tij ka përgatitur rreth 220 milionë euro. /Lajmi.net/