Valverde me deklaratë interesante për gjyqtarin e El Clasicos

"Eshtë e komplikuar të arbitrosh në ndeshje me kaq tension, ndaj i kuptojmë arbitrat".

Sport

07/05/2018 10:40

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur pas përfundimit të sfidës për gjyqtarin Hernandez Hernandez.

Ai deklaroi që derisa nuk ka VAR, është e vështirë të drejtohet kjo sfidë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nga arbitri nuk e di se kush ka përfituar më shumë, mbeten për t’u parë në TV rastet e diskutueshme. Në La Liga ende nuk është VAR-i”, deklaroi Valverde.

“Eshtë e komplikuar të arbitrosh në ndeshje me kaq tension, ndaj i kuptojmë arbitrat”.

“Unë vij këtu si trajner i klubit dhe nuk dua të merrem me gjykimin. Natyrisht, më dhemb dëbimi i Sergi Roberto me karton të kuq”, shtoi ai. /Lajmi.net/