Valverde largon sulmuesin e Barcelonës (FOTO)

Është identifikuar largimi i parë i Ernesto Valverdes.

Sport

21/09/2017 14:54

Trajneri i ri i Barcelonës nuk beson aspak në sulmuesin Paco Alcacer.

Sipas “Mundo Deportivo”, Valverde ka vendosur ta largojë atë në janar, përcjellë “Lajmi.net”.

Ish-trajneri i Athletic Bilbaos nuk ka llogaritur fare në Alcacerin në këtë fillim të edicionit.

Përkundër lëndimit të Luis Suarez në fillim të sezonit e pastaj edhe të Ousmane Dembeles, Alcacer s’ka qenë asnjëherë një opsion i vërtetë për Valverden. /Lajmi.net/

Alcácer, në një trajnim në Ciutat Esportiva.